spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

VV-ja akuzoi ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri, Çitaku: Këta shohin armiq kudo

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka reaguar zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili e ka akuzuar palën ndërkombëtare se ka nxitur trazirat në veri në disa situata.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku u shpreh se ky zyrtar i VV’së e përfaqëson një politikë që i shërben vetëm vetes.

“Ky zyrtar, një eksponent tipik i një qasjeje që sheh armiq të brendshëm e të jashtëm kudo, nuk përfaqëson as interesin qytetar, as vizionin për shtetndërtim. Ai përfaqëson një politikë që i shërben vetëm vetes, një politikë që prodhon tension, jo zgjidhje, izolim, jo bashkëpunim.”

“Kur dëgjon deklarata të tilla, nuk është e vështirë të kuptosh pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë…”, ka shkruar tutje Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit