spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Erdogani paralajmëron: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një kushtetutë të re.

“Nuk kam ndërmend të rizgjidhem ose të kandidoj përsëri për president. Ne kujdesemi vetëm për përmirësimin e reputacionit të vendit tonë. Turqia po ndryshon; bota po ndryshon. Po jetojmë në një epokë të re.

A mendoni se mund të arrijmë diçka në një botë që ndryshon kaq shpejt me një kushtetutë të krijuar gjatë një grushti shteti në Turqinë e vjetër që ende ruan një mentalitet puçi? Turqia nuk mund të ecë më përpara me një kushtetutë të shkruar nga puçistët. Ne kemi nevojë për një kushtetutë të propozuar nga civilë, jo nga komplotistë grushti shteti”, citoi agjencia e lajmeve Anadolu të thoshte Erdogan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit