spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Presidenti i Afrikës së Jugut bën shaka: Nuk kam avion për t’ia dhuruar Trumpit – Tensione në takimin e tyre

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka ironizuar presidentin amerikan Donald Trump gjatë një takimi zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar me humor: “Më vjen keq që nuk kam një avion për t’ju dhuruar”.

Deklarata e tij vjen në sfondin e raportimeve se Katari i ka dhuruar Shteteve të Bashkuara një avion luksoz Boeing 747, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, i cili do të përdoret nga Forcat Ajrore Amerikane. Pentagoni ka konfirmuar pranimin e avionit, ndërsa dhurata ka shkaktuar debat në Uashington mbi etikën dhe transparencën, duke nxitur reagime nga të dyja krahët e politikës.

Takimi ndërmjet Ramaphosa-s dhe Trumpit u tensionua edhe më tej, pasi presidenti amerikan e priti homologun e tij me një video pesëminutëshe që, sipas tij, ilustronte përndjekjen e popullsisë së bardhë në Afrikën e Jugut. Videoja u shpërnda gjithashtu në rrjetin social X përmes llogarisë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, me titullin: “Dëshmi e përndjekjes në Afrikën e Jugut”.

Vizita e Ramaphosa-s, e cila duhej të kishte theksuar marrëdhëniet bilaterale, u shënua kështu nga batuta ironike dhe tensione të hapura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit