Osmani merr pjesë në darkën shtetërore në Zvicër: Dolli për miqësinë mes dy popujve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmë në darkën shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në këtë shtet.

Në këtë ngjarje solemne, që u mbajt në prani të shumë pjesëtarëve të mërgatës shqiptare, u ngrit dolli për miqësinë ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij zviceran, si dhe për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, shkroi Osmani në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit