spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

“Persona që s’kanë eksperiencë te moderojnë”, kë po thumbon kaq hapur Roza Lati?

Në rrjete sociale po qarkullon një reagim i fortë nga moderatorja e njohur Roza Lati, e cila ka zgjedhur që përmes një Instastory-je të shpërndajë një mesazh që shumëkush po e interpreton si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj disa personazheve të rinj të ekranit.

Në postimin e saj, ajo kritikon ashpër ata që, sipas saj, shfaqen në televizion pa pasur as përvojë, as aftësi për të komunikuar: “Persona që s’kanë eksperiencë te moderojnë. Që s’dinë të flasin. Persona që NUK e kanë Magjinë e fjalës, artin e komunikimit. Por që ju venë atë kufjen në vesh (që publiku s’e kupton) dhe ju diktojnë në vesh direkt çfarë të thonë aty për aty.”

Mesazhi lë të kuptohet se Lati vë në pikëpyetje profesionalizmin e disa figurave televizive, duke sugjeruar se prania e tyre në ekran nuk bazohet në talent, por në udhëzime të momentit që marrin gjatë transmetimit.

Edhe pse ajo nuk përmend emra konkretë, ndjekësit e saj janë të bindur se mesazhi është drejtuar ndaj moderatoreve të reja që, sipas Rozës, kanë hyrë në botën e televizionit pa merita reale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit