spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“E lajmëroi rastin në polici 3 herë”/ Vushtrriasi rrihet me shufra para vajzës së tij – Gazetari Morina ndan detaje

Gazetari Gazmend Morina ka dhënë detaje lidhur me rastin e sulmit ndaj një qytetari në Vushtrri, i cili u sulmua fizikisht me shufra hekri në sytë e vajzës së tij të vogël.

Në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta”, Morina ka thënë, sipas viktimës, rrahja ka ndodhur për shkak të problemeve me një pronë.

“Dje në orët e hershme të mëngjesit qytetari i Vushtrrisë ka qenë duke e dorëzu vajzën në çerdhe dhe në ato momente është sulmuar nga dy persona që ai thotë se kanë qenë me maska e kanë sulmu me shufra hekuri dhe ka fraktura ne këmbë duar dhe kokë. Më pas ata janë largu, ngjarja ka ndodh para shumë fëmijëve dhe para vajzës së tij. Viktima është transferuar në QKUK për trajtim dhe ekipi i Veriu.info ka shku në QKUK dhe ka dashtë me realizu një intervistë me viktimën por intervista nuk është lejuar nga stafi i QKUK-së sipas tyre për shkak se nuk lejojnë xhirime brenda QKUK-së, mirëpo ne nuk kemi shku me xhiru qysh po funksionon QKUK-ja as ai nuk ka pasur vrejtje në staf tyre thjesht ka qenë çështje teknike. Intervistën e realizuam pa marrë aprovimin e tyre. Viktima tregon se tri herë, sulmuesit që ai raporton që kanë qenë i ka raportuar në polici shkaku i një prone të bler nga ai në një prej zonave të Vushtrrisë e sipas të gjitha gjasave ka qenë pronë e uzurpuar nga familja Gërbeshi, familje problematike në Vushtrri”, ka thënë Morina.

Siç ka njoftuar Morina, viktima kishte thënë se e ka lajmëruar rastin në polici tri herë, por që nuk kishte marrë mbrojtje.

“Ka raste prej dhjet vitesh për anëtarë të kësaj familje sepse kanë qenë të akuzuar për fajde edhe për krim të organizuar edhe në aksionin e viti 2023 ku janë arrestu shumë pronarë të autosalloneve prej më të fuqishmëve në Kosovë në mesin e tyre kanë qenë edhe anëtarë të kësaj familje. Ai thotë që pronën e ka ble para 3 vitesh dhe ka pas pengesa të vazhdueshme me e shfrytëzu pronën nga anëtarët e kësaj familjeje. Viktima 3 here rastin e ka lajmëru në polici por askush nuk i ka afruar mbrojtje”, ka thënë Morina.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit