spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Shpëtohet në QKUK jeta e 5-vjeçarit pas aspirimit të një fare të paqëruar luledielli

Një rast urgjent mjekësor është trajtuar me sukses në Klinikën e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ku është shpëtuar jeta e një fëmiu 5-vjeçar që kishte rrezikuar të mbytej nga një farë luledielli.

Sipas njoftimit të QKUK-së, fëmija kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli, e cila kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes. Në momentin kritik, ekipi kujdestar i ORL-së, i udhëhequr nga dr. Flamur Ukaj, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Anesteziologjisë nën udhëheqjen e dr. Valmir Idrizi, realizuan me sukses ndërhyrjen urgjente (trakobronkoskopi rigjid), përmes së cilës u largua trupi i huaj dhe fëmijës iu shpëtua jeta.

“Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anesteziologjia. Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime”, thuhet më tej në njoftim.

QKUK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga prindërit, për të parandaluar situata të tilla të rrezikshme për fëmijët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit