spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Gili feston ditëlindjen, Iliri e emocionon me fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka festuar ditëlindjen e saj të 59-të. Me këtë rast, bashkëshorti i saj, Ilir Berani, i ka dedikuar një urim të veçantë e plot emocion.

Ai ka kujtuar rrugëtimin e tyre të përbashkët ndër vite – nga koha e studimeve, deri në ditët e sotme.

“Dëshmia dhe kurorëzimi i dashurisë sonë janë dy djemtë tanë, Roberti dhe Redoni.

Kur menduam se nuk mund të jemi më të lumtur se kaq, Zoti na dërgoi nipin Aleksin. Roberti e Herolina do të na gëzojnë shumë shpejt edhe me një mbesë. Uroj t’i përjetojmë edhe fëmijët e Redonit”, ka shkruar Iliri.

Në fund të urimit, ai theksoi ndjenjat ndaj bashkëshortes së tij.

Urimi i plotë:

“Urime ditelindja zemer!

Udhetuam bashke dore per dore prej diteve studentore,ato te luftes dhe keto te lirise.

Deshmia dhe kurorezimi i dashurise sone jane dy djemt tane Roberti dhe Redoni.

Kur menduam se nuk mund te jemi me te lumtur se kaq Zoti na e dergoi nipin Aleksin. Roberti e Herolina do te na gezojne shume shpejt edhe me nje mbese.

Uroj ti perjetojme edhe femijet e Redonit

Te behesh gjysh prane grauas qe e dashuron eshte bekimi me i madh.

Ta jetojme dhe gezojme bashke.

Gezuar!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit