Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbrëmë ftoi opozitën që ta sfidojë për formimin e qeverisë.
Gashi theksoi se është përgjegjësi e Kurtit si fitues i zgjedhjeve që të sigurojë shumicën në Kuvend për formimin e institucioneve, duke theksuar se opozita nuk ka rol në këtë proces.
“Ta shohim… Ka të drejtë ekskluzive dhe ta propozojë i pari qeverinë. Tani i mbetet atij me e bë shumicën, nuk jemi ne me e bë shumicën”, u shpreh Gashi.








