Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po vazhdon të injorojë interesimin e gazetarëve për të dhënë ndonjë deklaratë lidhur me situatën politike në vend, e cila tashmë ka hyrë në tentimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit.
As sot, para mbledhjes në Kuvend, Kurti nuk e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj mediave. Ai kaloi pranë gazetarëve pa dhënë asnjë koment dhe me nxitim hyri brenda, duke shmangur çdo kontakt me ta.








