Të premten, më 9 maj, janë dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Rruga B”, saktësisht në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Burimet kanë mësuar se i dyshuari Shkelqim Kastrati ka shtënë me armë zjarri ndaj Faton Shalës.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar Shkelqim Kastrati.
Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar edhe një motoçikletë që gjendej në vendin e ngjarjes.









