spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Hykmete Bajrami kritikon LVV-në për bllokimin e konstituimit të Kuvendit: Kjo është papërgjegjësi, jo politikë


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur këtë një “papërgjegjësi” që po dëmton vendin në një moment të rëndësishëm politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka akuzuar LVV-në se po e redukton paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një çështje teknike, duke iu referuar afatit të Rregullores që lejon ndërprerje jo më të gjata se 48 orë mes mbledhjeve të seancës konstituive.

“Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave,” ka shkruar Bajrami.

Ajo theksoi se në një situatë si kjo, seanca konstituive nuk do të duhej të ndërpritej për më shumë se 10 minuta, dhe se Vetëvendosje, si partia e parë, ka detyrim ndaj qytetarëve për të garantuar formimin e institucioneve.

“LVV ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkëpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera,” shkroi ajo më tej.

Bajrami akuzoi Vetëvendosjen se gjatë gjithë mandatit të kaluar ka ikur nga përgjegjësia dhe se tani po vazhdon të bllokojë çdo mundësi për stabilitet në vend. “Kjo është papërgjegjësi, jo politikë,” përfundoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit