spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Lirohet Safet Gjici

Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga vuajtja e dënimit ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pas publikimit të një videoje me përmbajtje seksuale të realizuar në ambientet e zyrës së tij.

Vendimi i lirimit është marrë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të Gjicit, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë.

Burime pranë gjyqësorit bëjnë të ditur se ai kishte edhe rreth 8 muaj të mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë më herët.

Gjici ishte dënuar pas skandalit që tronditi opinionin publik, kur në qershor të vitit 2023 u publikua një video komprometuese.

Ai dha dorëheqje menjëherë pas publikimit të materialit dhe më pas u hetua dhe u dënua nga drejtësia për shpërdorim të funksionit publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit