spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

“Tani do t’ia q*** nënën”/ Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb (VIDEO)

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga autostrada në drejtim të Nishit, ku pati një konflikt midis përcjelljes së kryeministrit serb Gjuro Macut dhe personave nga automjeti në të cilin ndodheshin anëtarë të kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Video u shpërnda përmes platformës “X” nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srgjan Milivojeviq.

Në video dëgjohet Suzana Vasiljeviq, me shumë mundësi këshilltarja e presidentit të Serbisë, duke dalë nga automjeti dhe duke bërtitur: “’Tani do t’ia q*** nënën’ dhe duke e quajtur personin nga sigurimi i kryeministrit Macut ‘idiot’”.

Në video regjistrim, dëgjohet një zë femre që thotë se është një eskortë nga zyra e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj ka një kacafytje midis dy pjesëtarëve të sigurimit.

Rrethanat e konfliktit nuk dihen për momentin, as aktorët e tij, dhe prapavija e këtij incidenti ndoshta do të dihet në ditët në vijim. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit