Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, e ka propozuar Gëzim Plakollin si kandidat për kryetar komune.

Në njoftim u tha se me këtë vendim konfirmohet besimi i plotë në përvojën e Plakollit për ta udhëhequr Mitrovicën.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për Kryetar Komune”.

“Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur”, thuhet në njoftim.

Më herët, LDK-ja e ka konfirmuar se Gazmend Muhaxheri do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit