Osmani i kërkon kryeministrit të Maltës avancimin e aplikimit të Kosovës në KiE gjatë Presidencës së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maltës, Robert Abela, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë.

Gjatë bisedës, Osmani dhe Abela kanë diskutuar për mundësitë e forcimit të partneritetit mes dy shteteve, për sfidat e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar këtë si një hap që do të forconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit.

“Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit”, shkroi Osmani në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit