Gazeta pak më parë raportoi për një përleshje të rëndë fizike që ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë, ku janë sulmuar dhe lënduar tre persona të mitur.
Burimet brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Gasper Karaqi”.
Burimet theksojnë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.
Gazeta lidhur me rastin mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë parë duke u larguar me një veturë të tipit Volkswagen Jetta, ngjyrë e zezë, me targa AB-997-CU.
Për këtë rast, janë angazhuar për të zhvilluar hetimet dhe për t’i sjellë para drejtësisë personat e dyshuar.
Hetimet për identifikimin e autorëve dhe rrethanat e incidentit janë në vijim.








