Yll Limani rikthen kujtimet me “A t’kujtohet dashnia”

Këngëtari i njohur Yll Limani ka rikthyer emocionet e dashurisë së humbur me projektin e tij më të fundit muzikor “A T’Kujtohet Dashnia”, një këngë që prek thellë në ndjenja dhe që shoqërohet me një videoklip artistik të punuar me kujdes.

Kënga vjen nën tingujt e kompozitorit Fatjon Miftaraj dhe vetë Yllit, ndërsa tekstin e kanë realizuar Yll Limani, Tonic dhe Denk. Prodhimi muzikor mban firmën e Fatjon Miftarajt, duke sjellë një atmosferë nostalgjie dhe ndjenjash të thella, që vetëm Ylli di t’i përcjellë kaq natyrshëm.

“A T’Kujtohet Dashnia”, ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka filluar të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, duke u shndërruar në një tjetër sukses për Yll Limanin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit