spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë përfshihen në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë përfshihen në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se ka mbetur i lënduar një person.

Veseli tha se në aksident janë përfshirë katër mjete transporti: një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar shkaqet që çuan deri te aksidenti”, ka deklaruar Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit