spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E trishtë: 82-vjeçari digjet brenda veturës së tij në Leshan të Suharekës

Një rast i rëndë ka ndodh këtë pasdite në Leshan të Suharekës. Një burrë 82-vjeçar është djegur plotësisht në veturën e tij, e cila ka marrë flakë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Shaqir Bytyqi, nga Policia e Prizrenit.

“Rreth orë 14:24 një person nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një veturë dhe brenda veturës gjendet një person i mbuluar nga flakët e zjarrit”, tha Policia.

“Patrulla policore menjëherë ka shkuar në vend të ngjarjes si dhe janë informuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rastin si: Zjarrfikësit, Emergjenca, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Suharekës dhe Sektori Rajonal i Hetimeve si dhe eksperti i zjarreve”.

“Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte brenda automjetit të tij ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, me atë rast personi i cili kishte mbetur brenda ishte i djegur tërësisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”.

Lidhur me rastin në konsultim me Prokurorin është hapur rast “Hetim i vdekjes”.

Rasti është duke u Hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit