spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tronditëse: ‘Po shkoj me marrë sakicën e me të pre!’ – Djali rrah nënën në Podujevë, përfundon në pranga

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në mbrëmjen e së enjtes në fshatin Shtedim të Podujevës, ku një burrë ka sulmuar dhe kërcënuar nënën e tij. Policia ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Nëna e moshës rreth 66-vjeçare ka deklaruar se djali i saj, rreth 30-vjeçar e ka kapur për fyti, e ka goditur në kokë dhe më pas e ka kanosur me fjalët: “Po shkoj me marrë sakicën e me të pre!”

Viktima është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ku ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga djali i saj, kështu duke shprehur gatishmëri që të kërkojë urdhër mbrojtjeje.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar se është fjalosur me nënën, por ka mohuar dhunën fizike, duke deklaruar se “vetëm e ka shtyrë”.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit