spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Gjendet e gjallë Hamide Burrniku – ishte raportuar si e zhdukur, dërgohet për trajtim mjekësor

Gruaja nga Runjeva e Kaçanikut e cila ishte raportuar e zhdukur prej tri ditësh, është gjetur sot.

Sinjali mëson se e zhdukura është Hamide Burrniku, e cila është gjetur e gjallë sot në mëngjes dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime të Gazetës Sinjali brenda njësisë së Hetimeve Rajonale kanë bërë të ditur se më 1 maj 2025, rreth orës 09:55, në bashkëpunim me grupin e kërkim-shpëtimit dhe ekipet emergjente, është bërë lokalizimi dhe gjetja e saj.

Sipas të njëjtave burime, menjëherë pas identifikimit të saj, është njoftuar emergjenca mjekësore, dhe Hamide është dërguar për trajtim mjekësor, ku është konstatuar se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit