spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Javën e kaluar tha “kam ardh ekstra prej Parsit me punu”, por sot Kraki i mungoi VV-së në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, të martën mungoi në vazhdimin e seancës konstituive, duke e ulur edhe më shumë kështu numrin e 57 votave që kjo parti i ka për votimin e kryeparlamentarit.

Derisa nuk dihen arsyet pse mungoi, ai në një seancë të javës së kaluar deklaronte se “ka ardhur ekstra nga Parisi për të punuar”.

“Diçka duhet me bo se unë kom ardh ekstra prej Parisit me punu o vëlla” – kishte thënë ai.

Në momentin kur Konjufca doli në foltore për ta propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ai tha se sot mungon deputeti Nezir Kraki.

Kështu, ai luti opozitën që “t’ua huazojnë një, që bile mos të mbesin nën 57”.

“Po më vjen mirë që e kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Neve sot na mungon një deputet, Nezir Kraki, po nëse si opozitë mundeni me na huazu një, bile mos të mbesim nën 57, ju kisha falënderu shumë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit