Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive, duke kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që të caktojë një shesh në kryeqytet me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai tha se ky propozim mund të tërheq vëmendjen e miqve, pasi që sipas tij “nuk jemi të zot ta zgjidhim situatën aktuale”.
“Po shihet që kjo s’po mbaron edhe nuk do me dalë dikush, si duket i kanë mësu këta liderët tonë politikë me iu kallxu, me i kap për krahu me iu thënë qeshtu duhet me bë. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe normalisht që bisedojmë me grupin edhe e kemi një propozim si Grup Parlamentar. Mendojmë dhe kërkojmë nga kryetari i Prishtinës që me zgjedhë një shesh, ndër sheshet kryesore të Prishtinës dhe me ia vu emrin e presidentit Trump. Në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë sepse na kanë harruar miqtë, s’po merret kush me neve. Dhe si duket ne nuk jemi të zot me zgjidhë asnjë situatë politike në Kosovë”, tha Berisha.






