spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Asamblistja e PDK’së në Mitrovicë del kundër Bedri Hamzës: Nuk e voton Hartën Zonale të Mitrovicës

Në një nga momentet më vendimtare për të ardhmen urbane të Mitrovicës, Vesa Broja, asambleiste e PDK-së dhe kryetare e Kuvendit, zgjodhi të dalë kundër partisë së saj dhe kryetarit Bedri Hamza, duke mos e votuar projektin e Hartës Zonale.

Harta Zonale, një projekt kyç për zhvillimin e balancuar dhe të qëndrueshëm të qytetit, kishte filluar nga Vetëvendosje dhe ishte përkrahur dhe avancuar më pas nga udhëheqja e PDK-së. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, projekti dështoi të miratohej, pikërisht për shkak të mungesës së votës së Vesa Brojës.

Ky veprim i Brojës shihet si një kundërshtim i hapur ndaj përpjekjeve të Bedri Hamzës për ta krijuar hartën për zhvillimin urban në Mitrovicë.

Bashkë me abstenimet e asamblistëve të Vetëvendosjes dhe disa të LDK-së, mungesa e mbështetjes nga ana e saj i dha goditjen fatale procesit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit