spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin Volos të Greqisë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një shtetas shqiptar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth 10 minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin me rrugën “Ypsilantou”.

Viktima është një 42-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me motor nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, kur është përplasur me një veturë që drejtohej nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

Përplasja ishte e fuqishme, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet emergjente. I lënduari u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit