Rama lëshon alarmin: “Anulohet takimi për Lojërat Mesdhetare, ky është skandal”

Përparim Rama ka thënë se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka anuluar takimin e planifikuar për t’u mbajtur në Athinë rreth organizimit “Prishtina 2030”.

Kryetari i Prishtinës ka deklaruar se arsyet që kanë çuar në anulimin e takimit për Lojërat Mesdhetare, janë “mungesa e përgjigjeve dhe obligimet e papërmbushura” nga Qeveria e Kosovës.


“Pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetin social Facebook të hënën.

“Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari menjëherë!!!”, ka bërë thirrje ai. “Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit