spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Abdixhiku deklaron pasurinë – shtëpi, tokë, banesë e veturë të blerë me kredi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka treguar për pasuritë e tij të paluajtshme e të luajtshme, kreditë dhe të ardhurat familjare.

Abdixhiku ka deklaruar dy shtëpi – njërën e blerë në vitin 2014 për 200 mijë euro, e cila figuron si pronë e përbashkët, dhe tjetrën të trashëguar nga prindërit, me vlerë të deklaruar prej 150 mijë eurosh.

Tutje, ai ka bërë të ditur se posedon një tokë të trashëguar nga gjyshërit, me vlerë prej 90 mijë euro, si dhe një banesë prej 174 metra katrorë, të blerë me kredi në vitin 2023 për çmimin prej 260 mijë euro, që gjithashtu figuron si pronë e përbashkët.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë në pronësi të bashkëshortes, e cila është blerë me kredi në vlerë prej 25 mijë euro.

Bashkëshortja e liderit të LDK-së figuron gjithashtu si aksionare në biznes. Ajo mban 25% të aksioneve në kompaninë “Ampera Group”, me vlerë të deklaruar prej 2,500 eurosh.

Në bankë, Abdixhiku ka deklaruar 370 euro para të gatshme në NLB Banka si paga dhe kursime, si dhe 10 mijë euro në Raiffeisen Bank nën të njëjtën kategori. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 1,609 euro në NLB Banka.

Për të ardhurat, Abdixhiku ka raportuar 19 mijë e 904 euro në vit nga pozita e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, si dhe 24 mijë euro të tjera nga puna në kolegjin Riinvest.

Sinjali do të vazhdojë të raportojë për deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit