spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Mediumi serb: Radoiçiqit mbyllet përfundimisht restoranti “Grej” në veri

Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, u tërhoq nga të gjitha kompanitë dhe ia la ato Zvonko Veselinoviqit. Ai i dha fund edhe biznesit të tij në Kosovë.

Siç raporton mediumi ‘Nova’, tashmë është mbyllur zyrtarisht restoranti“Grej”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij Ema Radoiçiq në pjesën veriore të Mitrovicës.

Restoranti “Grey” kap vlerën e rreth 400 mijë eurove. Sipas mediumit serb, ai është fshirë nga regjistri i bizneseve në Serbi dhe është shpallur i mbyllur.

Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinvoqiit dhe vëllait të tij, Zharkos.

Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje të Serbisë, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 2,65 milionë euro. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit