spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Kurti del me postim si “qeveri në detyrë”, tregon vendimet që i kanë marrë sot

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar emërimet dhe vendimet e marra sot. Ndërkohë PDK-LDK-AAK po i kërkojnë të zbatojë ligjin e të jap dorëheqje sepse s’mund të jetë edhe kryeministër edhe deputet.

Përndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën kryesuesit të seancës Avni Dehari, që senca duhet të vazhdojë para 48 orëve – që nënkupton nesër në ora 12:00.

Rrjedhimisht, Lëvizja Vetëvendosje humbi argumentin juridik për seancën konstituive.

E derisa ka shkruar për vendimet, Kurti Qeverinë e tij e ka quajtur si “kabinet në krye të detyrës”, mbase për të ironizuar me kërkesat e opozitës që ai dhe ministrat të japin dorëheqje.

Kurti në këtë postim ka treguar për vendimet që kanë marrë, që lidhen edhe me emërime si atë në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale Ujësjellësit “Hidrogjioni Jugos Sh. A”, Prizren.

Po ashtu, u aprovua edhe kërkesa përhuamarrje në vlerë prej 10 milionë euro për Telekomin e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit