spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kandidati për kryeministër të Serbisë: Mbrojtja e Kosovës, sfida kyçe e qeverisë së re

“Një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të ballafaqohet qeveria e re do të jetë ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë në Kosovë”, ka thënë kandidati për kryeministër të Serbisë Gjuro Macut, duke theksuar se “ruajtja e krahinës sonë jugore brenda Serbisë është obligim kushtetues, por edhe zotim ynë, nga i cili asnjë qeveri nuk do dhe nuk duhet të devijojë”.

Macut ka pretenduar se “sponzoruesit e shtetit “të rremë” Kosovë po i shfrytëzojnë të gjitha plagët që i janë shkaktuar Serbisë gjatë muajve të kaluar për të intensifikuar përpjekjet në drejtim të promovimit të agjendave.

Prandaj, ka vazhduar ai, “është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajtohemi dhe të bashkohemi në mbrojtjen e Kosovës”, sepse, sipas fjalëve të tij, “ky është faktori më i vogël i përbashkët për të cilin duhet të pajtohemi në skenën politike dhe sociale”

Macut ka vazhduar fjalimin e tij duke pretenduar se “Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale që serbët në Kosovë “të mbijetojnë dhe të mbeten në vatrat e tyre shekullore”, me mbrojtje të plotë dhe mundësi për të bërë një “jetë normale dhe dinjitoze”. Sipas tij, masat e posaçme të ndihmës nuk do të shfuqizohen.

“Ne nuk do të heqim dorë nga masat e veçanta që janë vendosur që të gjithë qytetarët tanë në “krahinë” të marrin rregullisht paga dhe pensione dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre, veçanërisht në arsim, ndihmë sociale dhe kujdes shëndetësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit