spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Shqetëson Gjesti me deklaratën, thotë se izolimi i shkaktoi probleme edhe me shikimin

Gazetarja e njohur e Top Albanian Radio, Elona Duro, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të realizuar një intervistë ekskluzive me katër finalistët e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania.

E pranishme përmes kamerave, ajo zhvilloi biseda të sinqerta me secilin prej tyre, duke i vendosur përballë reflektimeve për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë.

Një ndër momentet më prekëse të intervistës ishte ai me Besart Klemendin, i njohur ndryshe si Gjesti.

Elona e pyeti atë se cili ka qenë momenti më i vështirë për të gjatë gjithë eksperiencës së tij në këtë reality show.

“E më e rënda ka qenë që prej izolimit… prej ditëve të gjata këtu, ngarkesës së madhe dhe ngjarjeve me Eglin që më kanë ndodhur. Pas daljes së saj… e humba shikimin, nuk mund të shihja mirë. E humba edhe të folurën, nuk i shqiptoja fjalët mirë”, rrëfeu Gjesti me një zë të përmbajtur, duke lënë të kuptohet se pasqyrimi emocional i eksperiencës së tij kishte lënë gjurmë të thella.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit