Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dënuar rëndë atentatin ndaj Muhamed Likës.
Sindikata, në një reagim zyrtar të mërkurën, tha se ky akt i rëndë paraqet atentat të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike dhe vetë shtetit të Kosovës.
“Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve”, thuhet në reagimin e sindikatës.
“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës”, tha sindikata në reagim.






