Në mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip Albania, ndër temat e diskutuara ndërmjet banorëve ishte edhe një veprim i Leartit, ndërkohë që ishte duke biseduar me Gerta Gixharin.
Derisa këta të dy që nga fillimi i këtij edicioni, nuk është se e kanë kaluar mirë më njëri-tjetrin.
Dhe, ka qenë Gerta, ajo që e ka akuzuar se derisa që ishin në dhomën e gjumit duke debatuar së bashku, në një moment banori prek zonën intime.
Ndërkaq, kjo e fundit i ka kërkuar që kur të flas me të të jetë më i kujdesshëm dhe të mos bëj veprime të tilla.
Në fund, ajo thotë se ai këtë e ka bërë me qëllim sepse është një person i ndyrë.
“M’u duk e qëllimshme, Learti është shumë i ndyrë edhe nga mendja jo vetëm nga goja. Je kthyer në banal”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Laerti nuk e pranoi një gjë tillë dhe tha se nuk ka qenë veprim i qëllimshëm.








