spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Australia i ‘dorëzohet’ ShBA-së, nuk do të hakmerret ndaj tarifave

Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha të mërkurën se tarifat e ShBA për çelikun dhe aluminin australian ishin të pajustifikuara, por qeveria e tij nuk do të hakmerrej me tarifat e veta.

Presidenti i ShBA-s, Donald Trump tha muajin e kaluar se po shqyrtonte një përjashtim nga tarifat për Australinë, një partner i traktatit të tregtisë së lirë që ka tregtuar me Shtetet e Bashkuara me deficit për dekada.

Kurse Albanese justifikoi mos marrjen e kundërveprimeve duke thënë se, “tarifat dhe përshkallëzimi i tensioneve tregtare janë një formë e vetëdëmtimit ekonomik dhe një recetë për rritje më të ngadaltë dhe inflacion më të lartë. Ato paguhen nga konsumatorët. Kjo është arsyeja pse Australia nuk do të vendosë tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara”, raporton AP.

Vlen të cekët se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritën zyrtarisht tarifat për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në 25%.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit