Protestuesit i drejtojnë kërkesë Kuvendit: Projektligji të futet nesër në rend dite

Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, qytetarë të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që në mbledhjen e nesërme ta përfshijë në rend të ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë protestës, reflektorët janë drejtuar nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Kërkesa e protestuesve vjen në prag të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është thirrur për nesër dhe ka pika të tjera të parapara në rendin e ditës.


Protestuesit kanë kërkuar që projektligji të trajtohet me përparësi.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit