amie Shea ka vlerësuar se ditëve të fundit është rikonfirmuar përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Aleancën, tek ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye për tërheqjen e përmendur së fundi të forcave amerikane nga Evropa e rrjedhimisht edhe nga Kosova.
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që forcat amerikane të tërhiqen nga Evropa.
Tek ka elaboruar mbi këtë mundësi që është përmendur javën e shkuar, Shea ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka për qëllim që aleatët evropianë t’i shtyjë të investojnë më shumë në mbrojtje, porse nuk e planifikon largimin e trupave.
Ai ka folur edhe për qasjen që Kosova duhet ta ketë në raport me administratën e re në Uashington dhe për përfitimet që mund të nxirren nga marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA, tha ai.






