spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë por si shtetas të Kosovës

Shtetasit e kosovarë në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Ajeti ka thënë se kjo padrejtësi e trashëguar do të marrë fund si rezultat i angazhimit diplomatik.

Tutje ambasadori shtoi se mbi 5200 qendra të regjistrit në Gjermani e kanë pranuar këtë vendim.

“Në vazhdën e përpjekjeve tona dhe takimeve me institucionet gjermane, përkatësisht me Kancelarinë Fedrale, ministrinë Federale, ministrinë federale të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit të Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të saj dhe jo edhe si serbë. Me vendimin e sotëm ata do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës”, ka thënë ambasadori Ajeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit