spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Loredana nuk i mban lotët gjatë kohës që Jozi merr mikrofonin dhe këndon, ky i fundit e kaloi natën duke u dëfryer me Olën

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili.

Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale.

Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Loredanës, e cila dukej e prekur dhe gati në lot teksa dëgjonte performancën e tij.

Sigurisht, këto emocione lidhen me faktin se Loredana dhe Jozi dikur patën një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë, por tashmë marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

Jozi është parë kohët e fundit duke flirtuar me një tjetër banore, Olen, gjë që ka krijuar një dinamikë të re mes tij dhe Loredanës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit