PDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, ku kanë dorëzuar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit.

Lëndën në Gjykatën Kushtetuese e kanë deponuar kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

PDK-ja kishte paralajmëruar më herët se do ta dërgonte këtë çështje në Kushtetuese, duke kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të Kuvendit.


Po ashtu, kjo parti ka bërë të ditur se nesër do të dorëzojë edhe lëndën lidhur me formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Qeveria Kurti 4 u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Në votim morën pjesë 70 deputetë, ndërsa 62 votuan pro kabinetit të ri qeveritar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit