Gani Geci thotë se preferon më shumë një koalicion të LDK-së me Vetëvendosjen, por jo me PDK-në

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka thënë se nuk do të ishte kundër një koalicioni të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se LVV është fituese e zgjedhjeve dhe duhet të gjendet një formë për formimin e qeverisë, duke thënë se është kundër një bashkëpunimi të LDK-së dhe PDK-së.

“Prej dy të këqijave unë e zgjedhi ma të voglën gjithë. Unë ja kisha votuar qeverinë krejt, mem dëgju  mu LDK-ja, ja kisha votu qeverinë e pakicës, pa koalicion”, ka thënë Geci.

Megjithatë ai ka thënë se për këtë vendosin organet e partisë.

Geci ka thënë se nuk ka informacione nëse është duke u diskutuar një opsion bashkëpunimi LVV-LDK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit