spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Pal Lekaj, Xhavit Haliti, Arben Gashi, Enver Dugolli” – Kush janë ish-deputetët tjerë që s’do të jenë pjesë e legjislaturës së re

Sipas numërimit të votave të deri më tanishme disa deputetë të legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme që të jenë pjesë e Parlamentit edhe për një mandat.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arritën të marrin votat 22 kandidatët: Agon Batusha, Alban Bajrami, Ardian Gola, Arta Bajralia, Besim Muzaqi, Driton Hyseni, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi dhe Vendenis Lahu.

Ndërkaq, nga PDK shtatë deputetët të legjislaturës së kaluar rrezikojnë të mbesin jashtë. Ata janë: Xhavit Haliti, Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Florete Zjenullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha e Isak Shabani.

PDK-ja ka 5 gra fituese ndërkaq me ligj duhet t’i ketë 8 deputete.

Për këtë arsye mandati iu rrezikohet mandati Petrit Hajdari, Bekim Haxhiu, Arben Mustafa, për t’u zëvendësuar me Eliza Hoxhën, Arbnore Salihun e Kosovare Murselin.

E LDK-ja do të vazhdojë të ketë 9 deputetët e legjislaturës së shkuar, 6 të rinj e 5 deputetë të legjislaturave të mëhershme. Në mesin e deputetëve hynë tre kryetarët e komunave Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri e Sokol Haliti.

Nga deputetët e kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës është ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku e Vlora Dumoshi.

Pesë gra janë fituese, por me kuotë duhet të shtohet edhe një.

Jashtë Kuvendit do të mbesë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Po ashtu, jashtë mbesin edhe Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e Albana Bytyqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit