spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk duhet të jetë largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondsteeli, por raportet politike mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Gazeta ‘Bild’ është një gazetë prestigjioze dhe sigurisht ka burime, dhe ne duhet të shqetësohemi. Që nga viti 2000, e gjithë politika serbe dhe shërbimet inteligjente kanë punuar që kjo të ndodhë. Por nuk duhet të shqetësohemi aq për tërheqjen e trupave, sa për raportet politike. Nëse marrëdhëniet janë të mira mes dy shteteve, prania e ushtarëve nuk ka ndonjë rëndësi të madhe,” ka deklaruar Kajtazi.

Ai ka theksuar se Kosova është nën sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe se qeveria nuk ka arritur ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden.

“Por ajo që e dimë se ne jemi në sanksione që katër vjet nga BE-ja dhe nga SHBA-ja. Kjo është shqetësuese. Kjo qeveri nuk ka arritur që ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden. Është mënjanuar edhe ajo letra e fundit e Biden para se të linte presidencën. U pa që është shkruar për zgjedhjen e problemit, gjatë katër vjetëve njohja reciproke është mënjanuar nga fjalori politik edhe i BE-se edhe nga SHBA-ja. Mendoj se nuk qëndrojmë mirë, në raport me ta”, ka deklaruar Kajtazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit