Prokuroria e demanton Lirim Mehmetajn për GPS-in në veturën e Vehbi Kajtazit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar gazetarin Lirim Mehetajn për deklaratën se pajisja e gjetur në tetor në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi i takon AKI-së.

Mehmetaj para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se prokuroria ka njoftuar se “pajisja përgjuese që iu gjet gazetarit Vehbi Kajtazi në veturë është e AKI-së”.

Tutje nga Prokuroria thanë se këto deklarime të pa verifikuara nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë

Postimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.

Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare.

Prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit