spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Kush është dhjetëshja më e votuar deri tani e LDK-së?

Sipas një liste të publikuar së fundmi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë 94 mijë e 778 vota.

Në vend të dytë renditet Doarsa Kica-Xhelili me 38 mijë e 19 vota.

Gjithmonë sipas kësaj liste që po qarkullon në media për votat për deputetë, Hykmete Bajrami zë vendin e tretë aktualisht, me 35 mijë e 707 vota.

Me 31 mijë e 703 vota del të jetë Kujtim Shala në vend të katërt.

I pesti është Avdullah Hoti i cili numëron 26 mijë e 196 vota. Pas tij vie Lutfi Haziri me 24 mijë e 780 vota. Në vend të shtatë sipas kësaj liste është Anton Quni me 23 mijë e 493 vota, ndërsa në vend të tetë Jehona Lushaku-Sadriu me 18 mijë e 463 vota.

Imri Ahmeti zë vendin e nëntë me 17 mijë e 382 vota, ndërsa i dhjeti është Armend Zemaj me 16 mijë e 782 vota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit