Marigona Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar edhe një mandat për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Atë e ka uruar babai i saj, Gani Geci duke i falënderuar të gjithë ata që e votuan.
“Urime edhe një mandat, Marigona Geci. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që votuan LDK-në dhe Marigona Gecin për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkroi Geci në Facebook.
Marigona Geci është renditur si gruaja e katër më e votuar në këtë parti, ku deri tani ka marrë mbi 15 mijë vota.








