Kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka një rënie të lehtë të votave që ka mbledhur në zgjedhjet e fundit, krahasuar me ato të vitit 2021.
Duket se as skandali i përgjimeve që iu publikuan në tetor të vitit të kaluar nuk ia lanë shenjë Kusarit.
Biseda telefonike me të kërkuarit kryesor për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq duket se nuk i bëri përshtypje askujt.
Termi i Radoiçiqit drejtuar Kusari-Lilës me “Alo vendase, a po dëgjohemi”, ia humbi asaj vetëm 3 mijë e 39 vota.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ajo ka mbledhur 53 mijë e 618, derisa në këto zgjedhjet e fundit Kusari-Lila numëron 50 mijë e 657 vota, duke e renditur kështu si kandidatja e nëntë më e votuar e VV-së.









