Komuna e Drenasit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Gazeta ka siguruar listën e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja.
Në këtë listë bije në sy tre kandidatë që elektorati i PDK-së i ka votuar me numër dy shifror të votave.
Kandidati për deputet Burim Januzi e ka më të madh numrin në listë se numrin e votave që e ka marrë.
Januzi, i cili në listë të PDK-së ka garuar me numër 107, në këtë komunë ka marr vetëm 67 vota.
Pak më tepër vota ka marrë Majlinda Hajrullahu, e cila në listën e PDK-së ka pasur numrin 76. Në Drenas ajo ka marrë vetëm 77 vota.
Një kandidat tjetër që nuk ka arritur t`i marrë as 100 vota është Ilir Tahiri, i cili ka garuar me numrin 104. Tahiri në këtë komunë ka marrë 95 vota.
Kandidati më i votuar e kësaj komune është Petrit Hajdari, i cili ka marrë 8825 vota.
Pas tij renditet Fadil Demaku me 7467 vota dhe Ferat Shala me 5814.
Këto janë rezultate preliminare të KQZ-së, ku nuk përfshihen votat më kusht dhe votat e diasporës.
Kurse, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në këtë komunë ka marrë 17483 vota.









