Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Gjyqtari i rastit ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e kësaj mase.
Arsyetimet mbeten të njëjta: ndikim në dëshmitarë dhe prova.
Thaçi, Veseli dhe dy ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po gjykohen në Hagë për krime lufte.








