spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Hajvali: Pas 18 vitesh martesë, 35-vjeçarja e raporton për dhunë bashkëshortin e saj

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar dje nga një 35-vjeçare në Hajvali të Prishtinës, e cila e ka raportuar në Polici burrin e saj me të cilin janë të martuar që 18 vite.

Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj në vazhdimësi, e në rastin e fundit edhe ka eskaluar.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre.

Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit